Lajme
Në këto vende zviceranët janë të padëshiruar
Janë me dhjetëra vende që aktualisht nuk lejojnë hyrjen e zviceranëve, ose lejojnë por me kufizime të mëdha (vetë-izolim). Ndër to janë edhe magnetët turistikë si Brazili, Kanadaja, SHBA... dhe Tajlanda
Shumë zviceranë duan të shkojnë në pushime këto ditë. Por duhet të kenë kujdes: Zviceranët aktualisht nuk janë të mirëpritur në vende të ndryshme! Në gjithsej 77 vende, zviceranët duhet të shkojnë në izolim pas mbërritjes ose nuk lejohen të hyjnë fare, shkruan watson.ch. Kjo rezulton nga një listë që portali i turizmit, Travelnews.ch ka përpiluar duke u mbështetur në burime të ndryshme si raportet mediatike dhe informacionet nga autoritetet e vendeve përkatëse.
Destinacionet e njohura të udhëtimit si Australia, Kina, Irlanda ose Kanada janë ndër vendet në të cilat udhëtimi aktualisht është i kufizuar, edhe për zviceranët, transmeton albinfo.ch. Por gjithashtu në listë janë edhe vende më pak të frekuentuara si Guinea, Hondurasi ose Kepi i Gjelbër etj, përcjell albinfo.ch.
Ajo që bie në sy është se njerëzit nga Zvicra mund të udhëtojnë pothuajse kudo në Evropë, por sapo të dalin përtej kufijve evropianë, çdo gjë bëhet e pasigurt.
Me rëndësi: vendet aktualisht po bëjnë ndryshime në kushtete e tyre për hyrje të të huajve. Njësoj vepron edhe Zvicra. Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik (BAG) ka zgjeruar listën e zonave të rrezikut nga 29 në 42 shtete, javën që shkoi, përcjell albinfo.ch. Prandaj mënyra më e mirë për t’u informuar në lidhje me kushtet më të reja të hyrjes në shtete të ndryshme është të konsultoheni me ambasadën e vendit përkatës, përcjell albinfo.ch.
Zviceranët aktualisht nuk lejohen të hyjnë në këto vende ose lejohen por në një masë të kufizuar:
• Argjentina
• Armenia
• Azerbajxhani
• Australia
• Bahamas
• Bahreini
• Barbados
• Belize
• Benin
• Bolivia
• Botsvana
• Burkina Faso
• Brazili
• Ishujt Kajman
• Kili
• Kina
• Hong Kongu
• Kosta Rika
• Bregu i Fildishtë
• Estonia
• Ishujt Faroe
• Fixhi
• Finlanda
• Gambia
• Gjeorgjia
• Grenada
• Grenlanda
• Guinea
• Hondurasi
• India
• Indonezia
• Irani
• Irlanda
• Izrael
• Japonia
• Kanadaja
• Kepi i Gjelbës
• Kazakistani
• Katari
• Kenia
• Kolumbia
• Laosi
• Libani
• Liberia
• Malajzia
• Mali
• Maroku
• Mauriciusi
• Meksika
• Mongolia
• Mianmar
• Namibia
• Zelanda e Re
• Nigeria
• Omani
• Panamaja
• Peruja
• Filipinet
• Rusia
• Arabia Saudite
• Senegali
• Sejshelet
• Sierra Leone
• Zimbabveja
• Singapori
• Sri Lanka
• Afrika e Jugut
• Korea e jugut
• Taxhikistani
• Tajlanda
• Togoja
• Turkmenistani
• Uruguaji
• SHBA
• Uzbekistani
• Vietnami
• Bjellorusia
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












