Lajme
Rrëzohet aeroplani në Valis: 4 të vdekur
Viktimat janë dy zviceranë të moshës 66 dhe 50 vjeç dhe dy austriakë të moshës 50 dhe 46 vjeç
Në malet mbi Blatten të Kantonit Valis, në Lötschental, një aeroplan i vogël është rrëzuar në mesditën e të shtunës. Kanë humbur jetën të katër personat që ndodheshin në aeroplan, shkruan sda.ch.
Aksidenti ndodhi në zonën rreth majës së akullnajës së njohur në Lötschental, transmeton albinfo.ch. Sipas një komunikate që Policia e Kantonit Valis e ka publikuar të shtunën në mbrëmje, viktimat janë dy zviceranë të moshës 66 dhe 50 vjeç dhe dy austriakë të moshës 50 dhe 46 vjeç.
Punëtorët e shpëtimit mundën të përcaktonin vetëm vdekjen e personave që u gjetën në avionin e rrëzuar, thotë policia.
Aksidenti ndodhi pikërisht pas mesditës. Një zjarr ka shpërthyer në vendin e aksidentit. Menjëherë kanë filluar hetimet për të sqaruar shkakun e aksidentit.
Avioni i vogël ishte ngritur nga aeroporti Reichenbach / BE të shtunën në mëngjes, përcjell albinfo.ch. Atje duhej të aterronte pastaj gjatë ditës.
Përveç policisë kantonale, siç tha zëdhënësi i saj, në vend të ngjarjes ishin edhe Air Zermatt, shërbimi zjarrfikës dhe agjensia zvicerane e hetimit të sigurisë (Sust).
Skena e aksidentit është në zonën e majës së akullnajës. Kjo majë e lartë 3000 metra ndodhet mbi Blatten në Lötschental.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











