Turizëm
Destinacionet për vitin 2021, ku dëshirojnë të pushojnë zviceranët
Sipas kontinenteve, Maldivet janë destinacioni i parë i pushimeve për evropianët
Duke u mbështetur te të dhënat e Google, një studim i kryer nga agjencia e udhëtimeve Kuoni, ka krijuar një hartë të destinacioneve të pushimeve më të kërkuara dhe të njohura për vitin 2021, për 131 vende në të gjithë botën.
Sipas studimit, vërehet se ka një kërkesë të qartë për udhëtime në të ardhmen, me Google Trends që tregon se kërkimet për “pushime në vitin 2021” janë rritur me 124% krahasuar me fundin e marsit.
Duke parë të dhënat globale, rezultatet tregojnë se Emiratet e Bashkuara Arabe është destinacioni më i kërkuar në përgjithësi në vitin 2021, ndjekur nga Katari, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (të gjithë në vend të dytë), ndërsa Egjipti, në vend të tretë, transmeton Monitor.
Sipas kontinenteve, Maldivet janë destinacioni i parë i pushimeve për evropianët, ndërsa në Azi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kanadaja janë destinacionet më të kërkuara në Google për vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Emiratet e Bashkuara Arabe është gjithashtu destinacioni më i kërkuar edhe në Afrikë, ndërkohë që Peruja është destinacioni më i klikuar për amerikanojugorët.
Për britanikët, destinacionet më të kërkuara të pushimeve për vitin 2021 janë Maldivet, Meksika dhe Bali. Amerikanët dhe kanadezët e kanë zemrën në Japoni. Mijëra dritat e Tokios, tempujt e Kiotos, pylli madhështor me bambu i Arashiyama dhe Sagano, Mali Fuji e shumë e shumë të tjera, është dëshira e atyre që jetojnë në Amerikën e Veriut, për verën e ardhshme.
Rusët shpresojnë të shkojnë në Amerikën e Jugut, në brigjet e ngrohta të Meksikës, mes xhunglave, rrënojave të majave dhe rrethinat. Australianët deshirojnë të shkojnë në Ishujt Fiji.
Italia është dëshira numër një e turqve, spanjollëve dhe arabëve. Sipas Google dhe agjencisë së udhëtimeve, Kuoni, Italia është destinacioni më i klikuar nga këto vende, që admirojnë artin, peizazhin dhe historinë. Ndërsa vendi më i klikuar nga italianët janë ishujt Maldive.
Francezët dëshirojnë të vizitojnë Belgjikën, ndërsa spanjollët duan të udhëtojnë në Itali. Njerëzit e izoluar në Portugali ëndërrojnë disa ditë pushimesh në Argjentinë.
Banorët e Republikës Çeke dëshirojnë disa ditë pushimesh në Zanzibar, ndërsa zviceranët do të shkojnë në Greqi. Finlandezët u mbeten besnikë peizazheve nordike dhe do të zgjedhin të shkojnë në Norvegji. Ndërsa norvegjezët, në të kundërt, duan të ngrohtin dhe detin dhe do të kapërcejnë oqeanin për të shkuar në Australi.
Neozelandezët, holandezët, serbët e kroatët dëshirojnë të shkojnë në plazhet e Indonezisë, në Bali, mes sërfit dhe resorteve të mrekullueshme.
Ndërkohë njerëzit në Papua Guinea e Re dëshirojnë të vizitojnë Zelandën e Re, ndërsa banorët e Fijit i kanë hedhur sytë nga Japonia. Afrikanojugorët dëshirojnë të kalojnë disa ditë pushimesh në Tajlandë, kur kjo të jetë e mundur.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë! Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje me theks të veçantë për mërgatën që të...
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë