Lajme
Anulohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel
Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobel, thotë se për shkak të pandemisë koronavirusit ka anuluar ceremoninë tradicionale që mbahet çdo vit në muajin dhjetor, në Sallën e qytetit të Stokholmit, transmeton REL.
Lars Heikensten, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel, tha se për shkak të masave të kufizimeve nuk është e mundur të mblidhen deri në 1.300 mysafirë.
Ai tha se për shkak të pandemisë është e pasigurt nëse fituesit e çmimeve do të mund të udhëtojnë në Suedi, raporton AP.
Fituesit shpallen në tetor, por fondacioni tha se nuk ishte plotësisht e qartë ende se si dhe në çfarë forme do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
“Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t’u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t’u kushtojmë vëmendje të ndryshme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre”, tha Heikensten në një deklaratë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












