Lajme
A e dini se Zvicra ka 7 mijë liqene, nga më të bukurat
Ja cili është liqeni më i madh i Zvicrës
Zvicra njihet si një shtet me natyrë të bukur dhe me standard të lartë të jetës.
Në veçanti Zvicra shquhet si vend i Alpeve dhe i liqeneve të shumta. Sipas “HouseSwiss”, Zvicra ka 7000 liqene.
Kjo faqe saktëson se realisht Zvicra ka rreth 1.500 liqene me hapësira më të mëdha. Më i madhi prej tyre është në Jura-Nordfuss (Liqeni i Gjenevës, Liqeni Neuchâtel, Liqeni Biel), në Mittelland (Bodensee ose Liqeni i Konstancës, Liqeni i Cyrihut), në Prealps dhe në shpatin e Veriut Alpin (Liqeni Thun, Liqeni Brienz, Liqeni Zug, Liqeni Lucernit) dhe në shpatin jugor të Alpeve (Liqeni Lugano, Langensee).
Por, sipas informacioneve të fundit, Zvicra ka edhe mijëra liqene dhe rezervuarë të vegjël natyrorë, veçanërisht në Alpe, por që kanë marrë epitetin e liqeneve, andaj thuhet se tani Zvicra ka 7 mijë liqene.
Duhet theksuar se shumica e liqeneve zvicerane janë ish-akullnaja që u formuan gjatë epokës së fundit të akullit. Liqeni i Gjenevës në zonën kufitare franceze-zvicerane është liqeni më i madh në Evropën Qendrore. Liqeni më i madh në tokën ekskluzivisht zvicerane është Neuenburgersee me një sipërfaqe prej 218 km2.
Lumenjtë Rhone, Rhine (Rajna) dhe Inn kanë origjinën në Zvicër dhe derdhen në Mesdhe, Detin e Veriut dhe përmes Danubit, në Detin e Zi. Gjatësia e Rajnës në tokën zvicerane është 375 km, ajo e Rhone 264 km dhe ajo e Inn 90 km.
Për pamjen e bukur që zotërojnë, këto liqene tërheqin shumë turistë, të cilët, përveç që shijojnë pamjen, mund t’i shfrytëzojnë për t’ u larë, për të lundruar me varka etj. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/houseofswitzerland/photos/a.237135469653943/3444310162269775/
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













