Lajme
Kosovari, kandidat për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë
Besnik Kelmendi, shqiptari që po ngjit shkallët e politikës në Gjermani
Është bërë e ditur se Besnik Kelmendi ka shpallur kandidaturën për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Besniku është një nga zërat më të dëgjuar në forcat politike të Gjermanisë dhe është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.
Besnik Kelmendi është një shqiptar, i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Gjermani. Ai është aktivist dhe sot është një nga zërat më të dëgjuar në forcën politike më të madhe në Gjermani CDU. Si zyrtar në Ministrinë e Brendshme të landit të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW), ai është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.
Besnik Kelmendi shkoi në moshën 12-vjeçare në Gjermani si refugjat me familjen e tij. Ai mësoi shpejt atje gjuhën dhe u integrua në shoqërinë gjermane. Në vitin 2002 e mori edhe shtetësinë gjermane. Kelmendi e filloi karrierën e tij të suksesshme qysh në vitet e rinisë, shkruan tutje albinfo.ch.
Pas mbarimit të shkollës në vitin 1995 e filloi kualifikimin profesional si Kaufman për menaxhimit të byros në Dhomën për Industri dhe Tregti (IHK) në Essen. Pas përfundimit të shkollimit profesional filloi punë në REWE, ku e vazhdoi kualifikimin dhe në vitin 1999 ai bëhet udhëheqës i njërës prej filialeve të REWE-së në Essen. Në vitin 2002 ai kaloi në LIDL si udhëheqës i njërës prej filialeve më të mëdha të kësaj firme në Essen. Në këtë kohë ai e vazhdoi specializimin e tij në këtë fushë.
Kelmendi ishte edhe zyrtar i Ministrisë së Brendshme të landin të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW). Në pranverën e vitit 2014 ai u bë anëtar i CDU-së në Essen. Në të njëjtin vit ai u bë pjesë e kryesisë “Migrantët e Unionit” në Kreisverband të CDU-së në Essen, shkruan albinfo.ch.
Në dhjetor të vitit 2016 ai ishte pjesë e Kongresit XIX federal të CDU-së si njëri nga bashkëpunëtorët organizativ të tij, me ç’rast kancelarja dr. Angela Merkel u rizgjodh si kandidate për kancelare e CDU-së. Nga shkurti i vitit 2017 Besnik Kelmendi është anëtar i Kryesisë së CDU-së në Essen-Überruhr si sekretar protokolli dhe nga qershori i po të njëjtit vit ai bëhet edhe anëtar i Kryesisë së CDU-së për Ruhrhalbinsel.
Më 21 shkurt 2017 u zgjodh si delegat për Konferencën e Qarkut dhe për Konferencën e të Distriktit të qytetit Essen. Veç kësaj Besnik Kelmendi është edhe kryetar i “Unionit i Integrimit Gjermano-Shqiptar e.V.” dhe zëvendëskryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Gjermani. Kelmendi merr pjesë edhe më tej në Tryezën e Rrumbullakët të qytetit të Essenit si dhe në “Forumin Politik Ruhr e. V”.
Së fundmi, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka ftuar gjithë shqiptarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë partinë CDU, nga radhët e Angela Merkel.
“Ftoj gjithë shqiptarët në Republikën e Nordrhein-Westfalen që me 13.09.2020 të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë CDU, parti e cila ka berë dhe po bën jashtëzakonisht shumë në përkrahje të çështjes shqiptare në përgjithësi.
Gjithashtu dëshiroj të theksoj se ndihem shume i respektuar dhe i nderuar që edhe unë bëj pjesë në listën përkatëse për kandidaturë në Asamblenë e Essenit me nr. 49 po ashtu dhe kandidate i Këshillit për integrimin me nr.4 në Qytetin Essen”, ka shkruar Kelmendi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











