Kosova
Kosovë, shkon në 111 numri i të vdekurve nga COVID-19
Është bërë e ditur se numri i viktimave të COVID-19 në Kosovë ka mbërritur në 111.
Nga dje sa ishin 108 viktima, sot në raportin e Ministrisë së Shëndetësis thuhet se janë shënuar edhe tri vdekje, duke shënuar 111 viktima nga Covid19.
E të infektuar që po trajtohen në QKUK dhe 7 spitale të vendit, sipas të dhënave të fundit, janë gjithsej 306 pacientë. Prej tyre, 217 janë me oksigjeno-terapi dhe 11 të intubuar, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se në Klikën Infektive, ku edhe është numri më i madh i pacientëve që po trajtohen, gjithsej 96, 60% e tyre janë në oksigjeno-terapi. 5 nga pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq, në një konferencë për media, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se edhe spitali i Vushtrrisë do të shfrytëzohet vetëm për pacientët e prekur me COVID-19.
Gjatë së martës kanë filluar punën edhe 50 mjekë dhe 62 infermierë, duke përfshirë këtu edhe laborantë dhe mikrobiologë. Një pjesë e tyre do të shërbejnë në QKUK dhe pjesa tjetër nëpër spitale rajonale.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren, por rezultatet e tyre do të bëhen të ditura të mërkurën, në orën 15:00. MSH-ja thotë se tash e tutje rezultatet do të bëhen të ditura çdo ditë në orën 15:00. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











