Lajme
Hoti flet pas takimit në Paris, me presidentin e Francës Emmanuel Macron
Pas kthimit nga Parisi, kryeministi i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka pasur me presidentin e Francës, Emmanuel Macron gjatë ditës së djeshme.
Hoti ka thënë se Franca mbetet e përkushtuar për përspektivën euro-integruese të të gjithë rajonit, përfshirë edhe Kosovën, shkruan albinfo.ch.
“Kam kënaqësinë të ndaj me ju se në bisedën me Presidentin Macron, kemi konstatuar se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyer mes vete, për arsyen e thjeshtë që Franca ka luajtur një rol të madh, kyç në të gjitha fazat e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ajo që është në interes është se Franca mbetet e përkushtuar për përspektivën euro-integruese të të gjithë rajonit, përfshirë edhe Kosovën.”
Hoti tha se janë dakorduar që dy vendet të shkëmbejnë informata të dy Qeveritë, në veçanti të dy ministritë e punëve të brendshme sa i përket rendit dhe ligjit për të treguar se shteti i Kosovës është partner kredibil për BE-në sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.
“Jemi dakorduar bashkë me presidentin Macron që ne të shkëmbejmë informata të dy Qeveritë, në veçanti të dy ministritë e punëve të brendshme sa i përket rendit dhe ligjit për të tregu se shteti i Kosovës është partner kredibil për BE-në sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Do të punojmë shumë muajt e ardhshëm për të nxitur rritjen e shkëmbimit ekonomik në mes dy vendeve, përfshirë një forum të bizneseve që duhet të ndodh dikur në vjeshtë të këtij viti. E kam ftuar Macron në Kosovë dhe e ka pranu ftesën me kënaqësi, ka mbetur të caktojmë një kohë të përshtatshme për vizite”, tha Hoti.
Ai tha se ka nënshkruar dy marrëveshje mjaft të rëndësishme për vendin.
“I kam nënshkru dy marrëveshje, njëra është për punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve në të dy vendet, dhe tjetra marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, me të cilën sigurohet një prezencë shumë më e madhe e shtetit francez në ekonomi, në diplomaci, rend e ligj dhe të gjitha fushat me rëndësi në Kosovë”, u shpreh Hoti.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama pas takimit me emigrantët: Emocion i paharrueshëm, nuk do harroj fytyrat e shqetësuara të autoriteteve italiane Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “është deklaruar” përmes rrjeteve sociale, pas vizitës me emigrantët në Milano...
-
Rama diasporës në Itali: Shqiptarët, nga damka “e stato un albanese”, te shëmbëlltyra e ribashkimit europian
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
Jeta në Austri
-
Zakonet austriake të të ngrënit, nga të cilat bota mund të mësojë Kuzhina austriake mund të mos jetë gjëja e parë që u vjen në mendje atyre që...
-
Si të martoheni në Austri si i huaj?
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri?
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri