Lajme
Arrestohen dy policë të rremë: njëri prej tyre, shtetas kosovar
Kapja e tyre nga policët e vërtetë u bë kur ata ishin duke i marrë edhe 60.000 franga të të radhës, nga gruaja e mashtruar në Bernë
Policia kantonale e Bernës, javën e kaluar ka arrestuar javën dy persona. Ata akuzohen se duke u prezantuar si policë, kanë mashtruar një grua, shkruan sda.ch.
Siç bëhet e ditur nga policia e kantonit të Bernës dhe zyra e prokurorit publik kantonal për ndjekjen e krimeve ekonomike njëri nga të arrestuarit e ka telefonuar nga mesi i qershorit një grua që jeton në Bernë, transmeton albinfo.ch. Ai i ka thënë gruas së moshuar se të dhënat saj bankare janë zbuluar në një seri vjedhjesh. Për këtë arsye, paratë e saj, sipas tij, nuk janë më të sigurta në bankë.
Në vazhdim, gruaja ka marrë thirrje të mëtejshme nga pesoni në fjalë dhe nga njerëz të tjerë që pretendonin se ishin punonjës të policisë ose të gjyqësorit. Në këtë mënyrë ajo u vu nën presion masiv prej tyre.
Telefonuesit kanë arritur të bindnin gruan të tërhiqte tri herë nga dhjetëra mijëra franga dhe t’i depozitonte ato në kutinë e saj postare, përcjell albinfo.ch. Shuma e përgjithshme që kanë arritur të marrin mashtruesit e dyshuar, arrin në mbi 100 mijë franga.
Pas dorëzimit të shumës së tretë me radhë, gruaja kishte filluar të dyshonte prandaj ka njoftuar policinë e vërtetë. Si pjesë e një kërkese të katërt monetare të bërë nga personat e dyshuar, policia ka arritur të arrestojë dy prej policëve të rremë, transmeton albinfo.ch. Kapja e tyre u bë kur ata ishin duke i marrë edhe 60.000 franga të gruas në Bernë.
Siç bën të ditur një zëdhënëse e policisë, bëhet fjalë për një zviceran dhe një kosovar nga kantoni i Bazel-Stadt-it. Ata pritet të përgjigjen para gjyqit për akuzat e bëra.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













