Koronavirusi: çast pas çasti
Ministri i Jashëm gjerman flet për mbylljen e mundshme të kufijve në Evropë
Gjermania merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm më 1 korrik
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, nuk e përjashton mundësinë që disa kufij në Evropë mund të mbyllen përsëri në rast të një rritjeje të madhe të infeksioneve me koronavirus, por ai theksoi se kjo nuk duhet të bëhet më pa një votim.
“Nuk mund të përjashtohet që kufijtë të mbyllen përsëri nëse infeksionet në një rajon të BE-së janë dukshëm më të larta se në një tjetër”, tha Maas në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmev, DPA, duke shtuar se një veprim i tillë do të duhet të koordinohet në gjithë Evropën.
Në fillim të pandemisë së koronavirusit shumë shtete anëtare të BE, përfshirë Gjermaninë, mbyllën kufijtë e tyre në mënyrë të njëanshme.
Pothuajse të gjithë kufijtë në Bashkimin Evropian dhe në zonën pa kufij të Schengenit janë përsëri të hapura, transmeton ATSH.
Përjashtimet e vetme janë Norvegjia dhe Finlanda, të cilat planifikojnë të rihapin kufijtë e tyre në mes të korrikut, përcjell albinfo.ch.
“Evropa ka mësuar shumë nga kjo krizë, jo vetëm përmes mungesave tona, por edhe përmes pikave tona të forta”, tha Maas.
“Ne kemi përmirësuar koordinimin tonë dhe i kemi siguruar solidaritet njëri-tjetrit me një ritëm dhe dimension që nuk është parë kurrë më parë”, theksoi ai.
Gjermania merr Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm më 1 korrik.
Maas tha se pritshmëritë e 26 vendeve të tjera anëtare të BE-së për presidencën e Gjermanisë në BE janë shumë të larta dhe janë rritur nga pandemia.
“Ne duhet ta udhëheqim Bashkimin Evropian drejt një pozite shumë më të fortë”, tha ai.
Për Maas, tre synimet më të rëndësishme për presidencën e Gjermanisë janë marrëveshja për programin e rindërtimit pas pandemisë dhe buxhetin e BE-së deri në vitin 2027, përfundimi i suksesshëm i negociatave të Brexit me Britaninë e Madhe dhe pozicionimi i përbashkët i Evropës në marrëdhëniet me SHBA-në, Kinën dhe Rusinë.
“Ne kemi vetëm një shans për të pohuar veten në këtë mjedis, vetëm nëse e bëjmë atë së bashku si europianë. Përndryshe, ne do të bëhemi ushtarë të të tjerëve”, tha Maas për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak












