Financa
Vetëm 10 prodhues veturash do të mbijetojnë nga kriza
Nga kriza për shkak të koronavirusit vetëm 10 prodhues të makinave do të mbijetojnë në tregun botëror, sipas kompanisë këshilluese AlixPartners, përcjell albinfo.ch.
Studimi i kësaj shtëpie fillon nga fakti se këtë vit shitjet do të bien me 20 milionë nën nivelin e vitit të kaluar.
Shërimi nga kriza do të zgjasë disa vjet, sipas AlixPartners, dhe pasojat e “Darvinizmit” në këtë industri janë që vetëm prodhuesit dhe furnitorët financiarisht të fortë dhe inovatorë do t’i mbijetojnë “pastrimit” të afërt të tregut.
Drejtori i industrisë së automobilave «AlixPartners», Elmar Kades, i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se ishte e mundur të zvogëlohej numri i prodhuesve të makinave në dhjetë me Tesla në atë grup.
Sipas tij, prodhuesit gjermanë i përkasin grupit të prodhuesve që do të mbijetojnë, megjithëse kanë probleme me kalimin në shtytje elektrike dhe softuer, por ato janë mjaft të fortë për të pasur sukses.
Ai vuri në dukje se fitimet nga investimet në teknologjitë e reja kanë rënë me vite, dhe se kriza e koronës ka përshpejtuar vetëm atë rënie.
“Në përgjithësi, industria e automobilave nuk do të jetë në gjendje të fitojë këtë vit,” tha Cades.
Ai tha se ulja nga 21 në 14 milionë automjete të shitura në Evropë ishte rënia më e madhe dhe se niveli para krizës ka të ngjarë të arrihet vetëm pas pesë vjetësh.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













