Muzikë
Rita Ora flet për racizmin dhe jetën si emigrante
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka reaguar së fundmi për racizëm. Në një nga postimet në Instagran, Rita Ora flet për eksperiencën e saj si emigrante. Familja e saj la Kosovën për arsye politike dhe u vendosën në Londër në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm një foshnjë.
Duke marrë parasysh situatën aktuale në Amerikë, me luftën kundër racizmit, ajo vendosi të fliste për eksperiencën e saj – se si emigrantët përballen me racizmin. Në shkrimin e saj të gjatë, ajo shkruan për fëmijërinë e saj së pari.
“Sa shumë e doja kamerën që kur isha fëmijë! Uroj që ky postim t’ju bëjë të buzëqeshni, teksa shihni jetën e një fëmijë të vogël e të shkujdesur. Kjo është ajo që meritojnë të gjithë, një shans për të pasur një jetë të mirë dhe një mundësi për të qenë të lumtur. Gjërat e thjeshta që na bëjnë të ndihemi të sigurt. Këto janë kujtimet që do të mbajmë mend dhe momentet që na kanë bërë atë që ne jemi sot”.
Më pas artistja vazhdon të përshkruajë, sepse ikja nga Kosova dhe qëndrimi në Londër ishte i vështirë.
“Mbaj mend që duhet të shihja dhe të isha dëshmitare në shumë gjëra, thjesht që të mund të përfshihesha, thjesht që vajza refugjate të bënte pjesë në grupin e vajzave të tjera gjatë lojës. Por, kur shkoja në këtë park, ndihesha e lirë! Racizmi, mënyra se si emigrantët dhe refugjatët janë trajtuar! Ne s’mund të na justifikojë ngjyra e lëkurës sonë apo prejardhja. Ne jemi një racë. Raca e qenies humane. Jepuni fëmijëve një vend ku të ndihen të lirë!”
Më poshtë postimi i plotë i këngëtares, ku ka përfshirë foto dhe video nga fëmijëria e saj, përcjell albinfo.ch.
https://www.instagram.com/p/CBNmI4lD8Ql/
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













