Lajme
Zvicër: 23 raste të reja të infektimit me Covid-19
Ky numër është paksa më i madh se ai i raportuar gjatë ditëve të fundit, por nuk tregon për ndonjë ndryshim të trendit të rënies
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 23 infeksione të reja me koronavirus, bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Ky numër është paksa më i madh se ai i raportuar gjatë ditëve të fundit, por nuk tregon për ndonjë ndryshim të trendit të rënies.
Deri të mërkurën pasidte janë regjistruar gjithsej 31.011 raste infeksioni të konfirmuara nga laboratori, të raportuara nga BAG. Numrat e rasteve pësojnë një luhatje javore, që shkojnë drejt uljes në fundjavë. Gjashtëmbëdhjetë raste janë raportuar të martën, krahasuar me shtatë të hënën.
Deri më tani, sipas BAG 1675 njerëz kanë vdekur në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit. Kjo korrespondon me 20 vdekje për 100,000 banorë.
Sipas të dhënave të kantoneve që i përditëson agjencia e lajmeve Keystone- SDA, deri më tani në Zvicër kanë vdekur 1920 persona.
97 për qind nga 1581 personat për të cilët disponohen të dhëna të plota, kanë vuajtur nga të paktën një sëmundje e mëparshme. Sipas BAG, tri sëmundjet e mëparshme që përmenden shpesh ishin: tensioni i lartë i gjakut (63%), sëmundjet kardiovaskulare (57%) dhe diabeti (26%).
Zyra Federale e Shëndetit Publik i referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjes të Mërkurën si pjesë e kërkesës për raportim.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, agjent shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 435,458. Në nëntë për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv. Në 100,000 banorë, janë konstatuar 361 infeksione.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












