Bota
BE-ja, me masa të reja kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve
Nga koha e Coronës janë shtuar në internet kërkesat e pornografisë me fëmijë. Komisioni Europian reagon në luftën kundër abuzimit seksual ndaj të miturve me një paketë masash parandaluese dhe penale për vendet e BE.
Komisioni Europian kërkon së shpejti të paraqesë një paketë përkatëse të vlefshme për gjithë Bashkimin Europian në luftë kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve, tha eurokomisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson, për gazetën gjermane “Welt”.
Me këtë planifikohet „një strategji e gjerë për një luftë efektive kundër abuzimit e shfrytëzimit seksual të fëmijëve, tha eurokomisionerja suedeze. Sipas Johannson, planet parashikojnë një sërë iniciativash dhe masash ligjore. Këto masa u përgjigjen kështu kërkesave nga Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare për më shumë ndjekje penale dhe parandalim.
Kriminelët përdorin internetin si platformë vendimtare
Nuk mund të mbështetemi vetëm te strategjitë e parandalimit, paralajmëron Johansson. Ajo theksoi se „ligjet tona duhet të veprojnë kur ato shkelen dhe duhet të tregojnë se vlerat tona vlejnë si në internet, ashtu edhe në jetën reale”. Për këtë është e nevojshmë një bashkëpunim më i ngushtë i koncerneve të internetit. Sipas saj, interneti është një “faktor vendimtar për fat të keq” për kërkimet që bëjnë kriminelët për viktima të reja.
Përveç kësaj parashikohet edhe një qendër e BE-së për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve, e cila do të mbështesë shtetet anëtare në hetimin, parandalimin, luftimin e abuzimit seksual me fëmijët, si përmes bashkëpunimit, edhe shkëmbimit të informacionit. Që nga koha e krizës së Coronës është rritur kërkesa në internet për materiale që përmbajnë pamje të abuzimit seksual me fëmijë “në disa vende anëtare, madje me 30%”, është shprehur Johansson.
Zbulohet rrjeti i keqpërdorimit seksual në Gjermani
Në ditët e kaluara në Gjermani u zbulua një rrjet i keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në landin Renani-Veriore Vestfali, Brandenburg, Hesen dhe Saksoni i Poshtme janë arrestuar 11 persona për keqpërdorim të rëndë seksual të fëmijëve. Shtatë prej tyre ndodhen në arrest-burgim, bëri të ditur prokuroria dhe policia e Mynsterit të shtunën. Një nga të fajësuarit kryesor është një 27-vjeçar nga Mynsteri, i cili njihet ndërkohë për veprat penale me këtë motiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












