Futboll
Betim Fazliji vazhdon kontratën me skuadrën zvicerane
Mesfushori shqiptar, Betim Fazliji, ka vazhduar kontratën me skuadrën zvicerane, St. Gallen.
Lajmi u bë i ditur nga klubi zviceran në faqen zyrtare. Futbollisti shqiptar ka nënshkruar deri në vitin 2023, me opsion për të vazhduar kontratën edhe për një vit.
Një fakt interesant është se St. Galleni nuk e ka humbur asnjë prej 14 ndeshjeve kampionale në të cilat ka luajtur Fazliji, ai ka shënuar edhe dy gola, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i St. Gallenit, Matthias Hueppi, ishte i lumtur. “Kemi qenë në gjendjen të mbajmë Betimin, një lojtar tjetër i rëndësishëm nga akademia jonë. Është e rëndësishme të garantojmë të ardhmen, sidomos në këtë periudhë të vështirë”, ka thënë.
Edhe drejtori sportiv, Alain Sutter, kishte vetëm fjalë të mira. “Betimi në mënyrë impresive ka shfaqur potencialin e tij këtë edicion dhe plotësisht ka arsyetuar besimin që kemi pasur në të. Ai është ende në fillim të zhvillimit dhe performancat e tij kanë ngjallur interesimin e klubeve të tjera. Me mbajtjen e tij kemi dëshmuar se jemi në rrugën e duhur’.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












