Kosova
Japonia ndihmon Kosovën me mbi 718 mijë dollarë
Japonia ka ndihmuar Kosovën me mbi 718 mijë dollarë në luftën kundër COVD-19.
Kjo u bë e ditur sot pas takimit që kishte ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, me të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Prishtinë, Mitsunori Ogasawara.
Në këtë takim Ogasawara tha se Japonia e sheh krizën COVID-19 si një krizë të sigurisë njerëzore dhe për këtë qëllim dëshiron ta ndihmojë Kosovën në përballimin e saj.
“Për këtë qëllim, Japonia ka ndarë 718.200 dollarë për popullin e Kosovës përmes UNICEF-it”, tha Ogasawara.
Ai bëri të ditur se Japonia siguron produkte mjekësore, sanitare dhe higjienike si dhe mundësi për arsimim të vazhdueshëm për fëmijët.
“Është e rëndësishme që kontributi ynë të lehtësojë një shoqëri gjithëpërfshirëse bazuar në idenë e sigurisë njerëzore dhe që askush të mos mbetet prapa”, tha ai.
Ministri Arben Vitia e ka njoftuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Prishtinë lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19, ku kontributi ndërkombëtar, krahas organizimit të institucioneve të Kosovës, profesionistëve shëndetësorë dhe qytetarëve, ka ndikuar që suksesi në menaxhimin e pandemisë në Kosovë të jetë i prekshëm.
Ai falënderoi shtetin e Japonisë për mbështetjen që i ka dhënë sistemit shëndetësor të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve, në sigurimin e pajisjeve për institucionet shëndetësore dhe mbështetjen në luftën kundër Covid-19, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











