Lajme
Në Austri: Nga 29 maji hapen hotelet, pishinat dhe eventet kulturore deri në 100 persona
Më 29 maj në Austri hapen përsëri hotelet, pishinat, fitnes studiot dhe eventet kulturore deri në 100 persona. Megjithatë, ka ende disa detaje për t'u sqaruar.
Ministri i Shëndetësisë së Austrisë, Rudi Anschober, së bashku me sekretaren e Shtetit për Kulturë, Andrea Mayer, shpjeguan sot rregullat e reja, veçanërisht ato për eventet kulturore.
“Sot ne mund të paraqesim një perspektivë tjetër për Austrinë”, thotë ministri Anschober. Bëhet fjalë për fushën e kulturës. Rregullat e reja për këtë janë pak të komplikuara. Sekretarja e Shtetit për Kulturë Andrea Mayer shpjegon, raporton heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Rregullat në vijim vlejnë për eventet kulturore në ambiente të mbyllura:
– Maska e detyrueshme ose distanca 1 metër
– Nga 29 maj lejohen deri në 100 pjesëmarrës
– Nga 1 korriku lejohen (ulur) deri në 250 pjesëmarrës
– Nga 1 gusht deri në 500 pjesëmarrës, deri në 1.000 pjesëmarrës vetëm me leje të autoriteteve shtetërore.
– Me më shumë se 500 pjesëmarrës, organizatori duhet të paraqesë një koncept higjienik.
Eventet kulturore në natyrë apo ambient të jashtëm:
– Nuk është e obligueshme maska
– Nga 29 maj deri në 100 pjesëmarrës
– Nga 1 korriku lejohen 500 pjesëmarrës
– Nga 1 gusht 750, me leje e autoriteteve 1.250 pjesëmarrës.
Për organizimet, tubimet apo eventet, të cilat duhet të qëndrojnë në këmbë qoftë në ambient të mbyllur apo të jashtëm, nuk vlen asnjë nga këto lehtësime të parapara në këtë fazë. Në këto raste kontrolli për të mbajte distancën është shumë i vështirë. Prandaj, numri maksimal në këto ngjarje mbetet me 100 pjesëmarrës dhe me kushtin e domosdoshëm për të mbajtur distancë të paktën 1 metër nga personat e tjerë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










