Lajme
Riatdhesohen edhe 20 kosovarë të tjerë nga Austria
Edhe 20 kosovarë të tjerë janë kthyer në Kosovë dje (e enjte) nga Austria, kryesisht raste emergjente.
Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se në bazë të rregulloreve në fuqi dhe gjendjes shëndetësore me të hyrë në Kosovë, të gjithë u janë nënshtruar masave të vetizolimit.
“Ambasada e Republikës Kosovës në Vjenë informon që më 21 maj 2020 janë riatdhesuar edhe 20 qytetarë, kryesisht raste emergjente për në Kosovë. Në bazë të rregulloreve në fuqi dhe gjendjes shëndetësore faktike me të hyrë në Kosovë, të gjithë u janë nënshtruar masave të vetizolimit/ karantinimit”, thuhet në njoftim, shkruan Albinfo Austria.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin rrugë me vetiniciativë për në Kosovë, meqë pa leje paraprake nga autoritetet e Kosovës dhe vendeve të kalimit transit, nuk mund të realizohet udhëtimi.
“Për interesimin tuaj për kthim, ju lutem të kontaktoni numrin emergjent + 43 664 22 33 409 ose në mailin e ambasadës: [email protected]”, thuhet tutje në njoftim.
Për të gjithë ata që u kanë skaduar vizat, lejeqendrimet të lajmërohen në entet përkatëse në vendbanimet ku gjenden apo për udhëzime tutje të lajmërohen në adresat e mësipërme të ambasadës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










