AT Balkani
Bullgaria dhe Serbia hapin kufijtë
Janë bërë publike edhe masat e reja për personat që hyjnë në këto dy vende
Bullgaria ka hequr një ndalim të hyrjes së vizitorëve nga vendet e Bashkimit Evropian dhe atyre të zonës Shengen, tha Ministria e Shëndetësisë bullgare.
Në mes të muajit mars vendi anëtar i Bashkimit Evropian ndaloi hyrjen për udhëtarët nga shumë vende, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë tha se heqja e ndalimit përfshin gjithashtu: San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Qytetin e Vatikanit.
Ministria tha se “njerëzit që vijnë në Bullgari do të vazhdojnë të kalojnë 14 ditë në karantinë”.
Por, periudha 14-ditore nuk do të zbatohet më për qytetarët bullgarë dhe qytetarët e vendeve të tjera të BE-së që udhëtojnë për arsye humanitare dhe ata që janë “përfaqësues të veprimtarive tregtare, ekonomike dhe investuese”, përcjell albinfo.ch.
Të martën Bullgaria tha se kishte rënë dakord me Greqinë dhe Serbinë fqinje për të lehtësuar disa kufizime të udhëtimit. Numri i rasteve të reja me COVID-19 ka pësuar rënie. Bullgaria deri më tani ka regjistruar 2.331 raste të infektuarve me koronavirus dhe 120 vdekje.
Serbia
Më shumë se dy muaj pasi i kishte mbyllur kufijtë për ta luftuar përhapjen e koronavirusit COVID-19, Serbia ka marrë vendim që t’i hapë ata.
Deri tani autoritetet serbe kërkonin që qytetarët, të cilët ktheheshin nga vendet e tjera të posedonin një test negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose në të kundërtën detyroheshin të kalonin në izolim për një periudhë 14 ditëshe. Por, kjo masë nuk do të vlejë më.
“Pas përmirësimit të situatës me pandeminë, qeveria vendosi të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit dhe miratimin e komisionit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Serbisë.
Në kuadër të masave kundër pandemisë, Serbia gjithashtu kishte mbyllur restorante, kafene, shkolla dhe kopshte. Por, këto masa janë hequr dhe tani njerëzve u kërkohet vetëm të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska kur janë jashtë shtëpisë.
Serbia është shteti më i prekur nga koronavirusi në rajon, ku ka regjistruar rreth 11,000 raste me COVID-19, nga të cilat 237 persona kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga AT Balkani
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












