Lajme
Gastronomët shqiptarë në Austri, të lumtur për rihapjen e restoranteve
Kafe “Melange”, “Schnitzel” vjeneze, apo torte “Sacher”, të gjitha tashmë mund t‘i konsumoni në Austri. Pas dy muaj mbyllje, më 15 maj restorantet, kafenetë dhe bizneset e tjera të hotelerisë kanë rihapur përsëri dyert e tyre. Dita e premte ishte ditë gëzimi edhe për gastronomët shqiptarë. Albinfo Austria ka kontaktuar me disa prej tyre.
Që në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premte pronari i restorant „Eleven“ në Graz, Arsim Gjergji, kishte filluar të rregullojë karriget e tarracës dhe të përgatisë restorantin e tij për mysafirë. Ai kishte renditur tavolinat së paku një metër larg njëra-tjetrës dhe kishte respektuar të gjitha rregullat e rekomanduara nga qeveria austriake. „Po më duket sikur ditën kur e kam hapur restorantin për herë të parë“, thotë i buzëqeshur Arsimi për Albinfo Austria.

Gjergji merret prej vitesh me gastronomi, por dita e rihapjes po i duket e veçantë. „Kanë kaluar dy muaj që kur e mbyllëm restorantin nga shkaku i koronavirusit. Vërtet na kishte marrë malli shumë që të shihemi sërish me klientët tanë“, tha ai.
Ndonëse dita e premte ishte me vranësira dhe riga shiu, Arsimi tregoi se restoranti i tij, i cili gjendet në Kaiserfeldgasse në Graz, ishte përplot i mbushur. Myshterinjtë e tij të rregullt kishin rezervuar tashmë tavolinat prej më shumë se një jave. “Që prej dhjetë ditëve kemi marrë mbi 40 rezervime që kishin caktuar tavolinat e tyre për drekë dhe darkë. Fillimi duket i mbarë, por gjithçka pritet në vazhdim”, thekson pronari i restorant “Eleven”, Arsim Gjergji, duke u dëshiruar edhe gastronomëve të tjerë shqiptarë punë të mbarë dhe të suksesshme në këtë periudhë jo edhe aq të lakmueshme për të gjithë ata që merren më këtë biznes.

Në humor të mirë ishte gjatë gjithë ditës edhe Besnik Berisha, pronar i tri lokaleve “Schnitzel” në Vjenë. “Sot dita ishte me shi. Shiu thonë sjell bereqet. Të shpresojmë që edhe kjo ditë të jetë një nismë e bereqetit pas dy muaj mbylljeje”, u shpreh ai teksa shërbente një “schnitzel” vjenezë. Besniku tha për Albinfo Austria se dy muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për asnjë pronar që merret me gastronomi. “Ne kemi punuar vetëm me porosi. Natyrisht se na është dashtë të reduktojmë numrin e punëtorëve. Humbjet nuk janë të vogla, dhe është vështirë që t’i kompensojmë edhe për disa muaj të ardhshëm”, tregon ai. Besniku uron që sa më shpejt jeta t’i kthehet normalitetit të plotë dhe këta dy muajt e përballjes me koronavirus t’i takojnë të kaluarës.
Siç ka njoftuar edhe Albinfo ditë më parë, në përpjekje për të stimuluar biznesin, kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, ka premtuar për të gjitha familjet që kanë qëndrim në Vjenë një kupon deri në 50 euro për ta përdorur në një nga restorantet apo kafenetë e qytetit. Kuponin mund ta shfrytëzojnë vetëm një herë dhe kanë afat deri në fund të shtatorit.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












