Lajme
Ka përdhosur një grua që po flinte, kosovari dënohet me dëbim nga Zvicra
Procesi ndaj kosovarit është zhvilluar këtë javë në Gjykatën e Qarkut në Thun, Kantoni i Bernës
Pasi që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grua që ishte duke fjetur, një kosovar 34 vjeçar është dënuar me dënimin 22 muaj me kusht për 4 vite. Përveç kësaj, atij i është shqiptuar edhe dënimi me dëbim dëbuar nga Zvicra për shtatë vjet, shkruan gazeta “Berner Zeitung”. Po ashtu viktima është dëmshpërblyer me 10.000 franga.
Procesi ndaj kosovarit është zhvilluar këtë javë në Gjykatën e Qarkut në Thun, transmeton albinfo.ch. Sipas aktakuzës, ai, pas një nate të gjatë feste, ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua që po flinte.
“Autori i krimit ka shfrytëzuar situatën në mënyrë të paskrupullt. Nuk ka asnjë arsyetim për sjelljen e tij”, është shprehur kryetari i gjykatës, i cili në shqiptimin e dënimit ka ndjekur kërkesën e prokurorisë.
Përveç kësaj, ai ka klasifikuar deklarimet e të pandehurit si pak të besueshme: Ai e dinte, për shembull, se çfarë kishte ngrënë natën e krimit, por kur vjen puna te sqarimi i krimit, ai pretendonte se kishte boshllëqe në kujtesë, sepse gjoja kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.
Autori i deliktit dhe viktima kishin shkuar në banesën e të akuzuarit pas një feste me dy miq të tjerë në mars të vitit 2017, përcjell albinfo.ch. Aty, akuzuesja (viktima) kishte fjetur në divan. Ajo ka thënë se më vonë është zgjuar nga dhimbjet dhe e ka shtyrë kolegun e saj që ishte shtrirë mbi të. Po atë ditë ajo kishte paraqitur ankesë.
Përveç veprës penale të përdhosjes, kosovari ka kryer më parë edhe disa delikte. Ai është gjobitur dy herë për ngarje të makinës pa patentë shofer të vlefshëm, transmeton albinfo.ch. Drejtimi i paligjshëm i një bari dhe përdorimi të kokainës gjithashtu i kishin kushtuar atij po ashtu me gjobë.
- Vepra penale “përdhosje” kryhet kur autori kryen veprime seksuale me personin e paaftë për të reaguar.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













