Lajme
Austria ndihmon Shqipërinë me pajisje mjekësore në luftën kundër Covid -19
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka falënderuar një donacion të dhuruar nga Austria për Shqipërinë në përballje me Covid -19.
Në këtë paketë ndihme janë dhuruar plotë 2000 pako me dorëza si dhe 3740 litra dezinfektues mjekësor.
Këto pajisje mjekësore kanë ardhur nga Austria përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo Austria.
Soreca shkruan se kjo tregon dhe njëherë se së bashku jemi më të fortë dhe se BE kujdeset për vendet e rajonit.
“Sot një tjetër donacion i pajisjeve mjekësore që do të ndihmojnë Shqipërinë në luftën kundër Covid 19 u dha nga Austria dhe u dërgua përmes Mekanizimit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Janë dhënë 2000 pako dorëza dhe 3740 litër dezinfektues”, ka thënë Soreca.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










