Lajme
Gjermania do të hapë në qershor plotësisht kufijtë me Austrinë
Ka mjaftuar vetëm një telefonatë me kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe duket se epilogu është i qartë: Gjermania do të hap plotësisht kufijtë me Austrinë
Që nga dita e premte do të këtë hapje të kufirit të kufizuar dhe me kontrolle në mes Gjermanisë dhe Austrisë. Kjo do të jetë një nismë parapërgatitore për hapjen e plotë të kufijëve. Sipas parashikimeve, kufijtë e plotë do të hapen para datës 15 qershor, përcjell Albinfo Austria.
Javë më parë, Merkel kishte deklaruar se mënyra e vetme për të hapur kufijtë është bashkëpunimi me fqinjët për rreth. Sipas mediave gjermane, Merkel ka fol për një “proces me dy faza”. Por është shumë e rëndësishme për të gjetur zgjidhje për një hapje të kufijëve.
Në anën tjetër, Kurz thuhet se në 48 orët e fundit ka pasur bisedime me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ku është diskutuar edhe hapja e kufijëve Po ashtu sipas mediave gjermane, Kurz ka planifikuar që të vizitojë Gjermaninë në një të ardhme të afërt.
Gjithashtu Angela Merkel të martën njoftoj se ajo do të dontë të kthej normalitetin edhe me Francën, megjithatë duket se vet Franca ende nuk është e gatshme, për shkak se numri i të infektuarve është ende i lartë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












