Koronavirusi: çast pas çasti
Pas izolimit, Turqia rifillon jetën
Qendrat tregtare, berberët dhe sallonet e bukurive janë lejuar të rihapen në të gjithë Turqinë pas një mbylljeje gati dy-mujore, me masa të rrepta sigurie dhe higjene si pasojë e koronavirusit.
Lehtësimi i kufizimeve është fillimi i një normalizimi, pasi numri i vdekjeve dhe numri i infeksioneve në Turqi po bie.
Të Dielën, të moshuarit u lejuan të dalin për herë të parë që prej shtatë javësh, pasi iu nënshtruan një shtetrrethimi që nga 21 marsi.
Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 47 vdekje dhe 1,542 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3.786 dhe 138,657 numrin e infeksioneve.
Sipas Këshillit të Qendrave Tregtare, personeli dhe klientët duhet të mbajnë maska ëdhe të vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancës fizike në të gjitha qendrat tregtare.
Administratorët e qendrës duhet gjithashtu të përdorin termometra, të përdorin dezinfektues dhe të marrin masa për të parandaluar grupet e mëdha, tha grupi në një njoftim për shtyp.
Restorantet dhe kafenetë në qendra tregtare do të qëndrojnë të mbyllura.
Lehtësimi i bllokimit do të thotë që fëmijët nën 14 vjeç do të lejohen jashtë në 13 maj për disa orë, ndërsa ata të moshës 15-20 vjeç do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre në këmbë më 15 maj, duke mbajtur edhe maska, shkruan Al Jazeera.
Gjithashtu nga sot, qytetarët u lejuan të dalin përsëri nga shtëpitë e tyre pas shtetrrethimit 48-orësh.
24 qytetet dhe provincat, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë me popullsi të dendur, vijon të mbeten mbyllur udhëtimet në tokë, ajër dhe det – përveç transportit të mallrave thelbësore. Kufizimet për rajone të rëndësishme turistike si Antalia u hoqën kohët e fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












