Koronavirusi: çast pas çasti
Mikrobiologu Lul Raka: Kosova fitoi një betejë, por jo luftën kundër koronavirusit
Kosova mund të ketë fituar një betejë me koronavirusin, mirëpo si çdo shtet në botë është shumë larg për ta mundur atë tërësisht, ka thënë mikrobiologu Lul Raka, i cili është në frontin e parë në Kosovë, në luftën kundër pandemisë që ka kapluar të gjithë botën.
Që nga 4 maji në Kosovë janë lehtësuar disa masa që ka inkurajuar njerëzit t’i hapin disa dyqane si dhe është rritur numri i personave që dalin në rrugë.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, nëse nuk respektohen masat, mund të ketë infektime të reja.
“Duke marrë parasysh numrat e javës fundit të të prekurve me COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi), Kosova betejën me këtë sëmundje e ka fituar, por për luftë është ende herët të flitet. Kujdesi i qytetarëve ka qenë vendimtar që ta kemi këtë numër të të infektuarve që e patëm. Por, duhet të vazhdojë edhe pas lirimit të masave, që tashmë po ndodh, që të kenë kujdes qytetarët. Ata duhet fokusohen në mbulimin e fytyrës me maska aty ku ka grumbullime të njerëzve dhe duke vazhduar me higjienën e duarve”.
“Por, prej shembujve që i kemi parë nga shtetet e tjera, të cilat kanë qenë të suksesshme në fazat e para, çdo lirim i masave i parakohshëm ose i pakujdesshëm, është përcjellë me raste të reja të të infektuarve. Për shembull në Singapor, një pakujdesi e qytetarëve në një konvikt të punëtorëve, u infektuan 1,300 punëtorë. Andaj nuk duhet lejuar një gjë të tillë’’, thotë mikrobiologu Lul Raka.
Mbi 9 mijë teste për koronavirus janë kryer në Kosovë, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 880 raste, 653, derisa 28 kanë vdekur.
Mbi 600 pacientë tashmë janë shëruar plotësisht, ndërkaq në Klinikën Infektive janë nëntë pacientë me COVID-19 që po marrin trajtim mjekësor.
Infektologu Valbon Krasniqi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ende janë duke luftuar pandeminë e koronavirusit, ndonëse, sipas tij, janë në fund të sëmundjes. Megjithëkëtë, ai tregon se përballja me sëmundjen në fillimin kur u paraqitën rastet e para, ka qenë e vështirë.
“Mendojmë se jemi në rrugë të mirë për ta mposhtur koronavirusin, pasi që jemi në një fazë që kemi më shumë të shëruar dhe numër të vogël të rasteve të reja të të infektuarve”.
“Megjithatë, ende kemi raste aktive dhe raste kontakti që po monitorohen dhe ende nuk është mbyllur zyrtarisht epidemia. Mendoj se ne si Kosovë, pra të gjithë aktorët e përfshirë në pandemi, duhet të ulemi dhe të analizojmë se çka duhet të punohet më mirë, në mënyrë që të dihet saktë se çfarë duhet bërë në të ardhmen, jo për të akuzuar dikë sepse është bërë punë e mirë dhe e madhe, por për të mësuar nga pandemia”, thotë infektologu Krasniqi.
A pritet valë e dytë e koronavirusit?
Mikrobiologu Lul Raka thotë se koronavirusi nuk do të zhduket dhe parashihet një valë tjetër në muajin tetor. Megjithëkëtë, ai thotë se menaxhimi i sëmundjes në valën e dytë do të jetë më i lehtë.
“Sa i përket valës së dytë, virusi nuk zhduket aq lehtë, por që në sezonin tjetër, edhe Kosova por edhe çdo shtet tjetër ka kohë që të përgatitet dhe çfarëdo vatre e re që shfaqet, të reagohet. Tjetra, ka kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, qoftë me teste, pajisje dhe respiratorë, pasi tashmë gjithë kanë përvojë ne menaxhim. Elementi favorizues është se tashmë shumë njerëz janë prekur me virus dhe e kanë kaluar infeksionin, dhe goditja e valës së dytë do të jetë më e lehtë, dhe nuk do të mbyllemi ose të izolohemi’’, shtoi Raka, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














