Koronavirusi: çast pas çasti
Conte: Mund të shkojmë në det, mund të shijojmë qytetet tona, por me kujdes të shtuar
Kryeministri italian, Guiseppe Conte ka deklaruar se këtë vit qytetarët nuk do të qëndrojnë në ballkonet tyre, ata mund të shkojnë në det, në mal dhe mund të shijojnë qytetet e tyre, por me rregulla dhe kujdes të shtuar.
Kujtojmë se Italia është ndër vende më të goditura nga Covid-19 në të gjithë botën, por fatmirësisht numri i viktimave ditore të shkaktuar nga ky virus është ulur.
Italia tashmë ka hyrë në fazën e hapjes nga masat shtrënguese të ndërmarra, por dilema ishte nëse njerëzit do të shijojnë dot verën pasi kanë rreth tre muaj në izolim.
“Ne presim evoluimin e kornizës epidemiologjike për të dhënë indikacione të sakta në data dhe programin gjatë muajve të verës. Por muajt në vijim do të jenë të vështirë””- ka thënë Contë Corriere della Sera”.
Ai foli edhe për krizën ekonomike që ka shkaktuar koronavirusi. “Do të kemi një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme”, nënvizoi ai.
Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh më herët kreu i qeverisë italine, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













