Koronavirusi: çast pas çasti
Në Klinikën Infektive po trajtohen 9 pacientë me Covid-19
Në Klinikën Infektive në Prishtinë aktualisht janë duke u trajtuar nëntë pacientë të infektuar me pandeminë e koronavirusit, ndërkaq edhe tre pacientë pritet që të shtrohen në këtë Klinikë.
Doktoresha Sadije Avdiu nga Klinika Infektive, tha për Radion Evropa e Lirë se vetëm një paciente është në gjendje më të rënduar shëndetësore.
“Në Klinikën Infektive janë të shtruar 17 raste, prej tyre nëntë pacientë pozitivë me COVID-19. Për tri raste të tjera jemi në pritje që të pranohen në Klinikë. Tri pacientë janë me oksigjenoterapi. Gjendja më e përkeqësuar është e pacientes është pranuar para një jave, e cila është nga Rahoveci dhe që është edhe në dializë. Ajo e ka pak gjendjen më të rënduar”, tha Avdiu.
Në Klinikën Infektive vazhdojnë të marrin trajtim edhe pesë pacientë që kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për koronavirus, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë... -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë -
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










