Lajme
Mashtrimet me „Kurzarbeit“ i kushtojnë miliona euro Austrisë
Rreth 10 miliardë euro është ndarë pakoja e subvencionit për „Kurzarbeit“(Punë me orar të shkurtuar), megjithatë shumë kompani e kanë keqpërdorur.
Tash e tri javë, policia financiare është duke kontrolluar të dhënat e sigurimeve sociale por edhe vend punimet e kompanive të shumta në Austri. Mbi 350 zyrtarë kontrolluan 5119 persona në 1946 kompani. Po thuajse në çdo të katërtën kompani gjeten keqpërdorim të subvencionit. Gjithsej 460 raste u gjetën se kishin bërë shkelje me ligjin.
Për shkak të keqpërdorimit të skemës së “Kurzarbeit“ janë ngritur 31 ankesa për të dyshuarit. Kjo parandaloi dëmë që kapnin koston e miliona eurosh.
Sipas gazetës “Krone.at”, gjatë kontrollimit të policisë financiare janë gjetur shumë punëtorë të cilët ndonëse ishin në “Kurzarbeit” ata vazhdonin të punonin në të zezën, transmeton Albinfo Austria.
Në lidhje më këtë është shprehur edhe ministri i Financave, Gernot Blümel: “ Në krizën aktuale, shumë kompani po punojnë për të siguruar punën dhe biznesin e tyre. Për të gjithë mashtruesit e subvencioneve të shtetit, do të ketë zero tolerancë”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











