Koronavirusi: çast pas çasti
Zona Shengen e mbyllur deri më 15 qershor
Pandemia e koronavirusit i ka detyruar shtetet që ti mbyllin kufijtë si masë parandaluese andaj Zona Shengen do të jetë e mbyllur së paku deri më 15 qershor të këtij viti.
Komisioni i BE-së ka rekomanduar mbajtjen mbyllur të kufijve dhe lënien në fuqi të kufizimeve deri më 15 qershor pasi gjendja në vendet anëtare për shkak të shpërthimit të koronavirusit mbetet e paqëndrueshme. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit dhe deri tani është zgjatur një herë.
Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE-së dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare si dhe personeli shëndetësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.
Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Europian janë të mbyllur në shkallë të gjerë.
Ndërsa disa shtete anëtare i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Europë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaron Komisioni.
“Masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve brenda bllokut. Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore,” tha Komisionerja e për Punët e Brendshme e BE, Ylva Johansson.
Por komisionerja iu referua vetëm lëvizjes brenda zonës Shengen, ndërsa kufijtë e jashtëm nuk ka asnjë njoftim. Deri tani vetëm drejtuesit e disa kompanive të mëdha ajrore kanë thënë se ato do të hapen në shtator.
Kushdo që hyn në vendet e Bashkimit Europian apo edhe Mbretërinë e Bashkuar duhet të qëndrojë për 14 ditë në karantinë, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














