Një letër me ankesa ia ka dërguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.
Në këtë letër, siç mëson Gazeta Insajderi, kryeministri Kurti i është ankuar zëvendëspresidentit, Pence, se i dërguari special i Trumpit, Richard Grenell, është keqinformuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.