Lajme
Covid-19 ka marrë më shumë jetë në SHBA se sa lufta në Vietnam
Më shumë amerikanë kanë humbur jetën në dy muajt e fundit se sa përgjatë dy dekadave të luftës në Vietam. Konstatimi tragjik, që nxjerr në pah impaktin shkatërrues të pandemisë së Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, vjen ndërsa vendi konfirmon më shumë se 58 300 viktima nga virusi pandemik.
Personat e infektuar janë tashmë mbi 1 milion dhe përbëjnë një të tretën e popullsisë globale të prekur nga koronavirusi. Panorama bëhet edhe më e zymtë, ndërsa këshilltari më i lartë i shëndetësisë në Shtëpinë e Bardhë, mjeku Anthony Faucci, paralajmëroi se pandemia është ende larg fundit: “Është e pashmangshme që virusi të kthehet e madje mund të mos zhduket fare gjatë verës. Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë një vjeshtë të keqe nëse shkencëtarët nuk gjejnë një trajtim efikas”.
Dy faktorë që justifikojnë numrin e lartë të rasteve në Shtetet e Bashkuara janë popullsia e lartë prej 330 milionë banorësh dhe numri i madh i testeve që po kryhen. Vendi ka testuar 5,7 milionë vetë në dy muaj dhe, siç tha Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet që së shpejti ta çojnë numrin në 5 milionë teste në ditë.
“E vetmja arsye që Shtetet e Bashkuara kanë mbi 1 milion raste me koronavirus është pasi ne po testojmë shumë më mirë nga çdo vend tjetër në botë. Vendet e tjera janë shumë larg nesh sa i përket testimit”, tha Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë po mendon të nënshtrojë ndaj testeve edhe pasagjerë të fluturimeve ndërkombëtare. Ndërkaq, Presidenti urdhëroi që impiantet e paketimit të mishit të qëndrojnë të hapura për të shmangur një krizë ushqimore. Ai nxiti zbatimin e një ligji të kohës së luftës me Korenë që detyron vijueshmërinë e funksionit të impianteve. Kjo, pavarësisht faktit se 3300 punonjës të industrisë janë infektuar me Covid-19 dhe 20 kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











