Lajme
Gjoba të ashpra për ata që regjistrohen në “Kurzarbeit” e gjenden duke punuar
Për shkak të disa indikacioneve të abuzimit me subvencionet që qeveria austriake i ka dhënë për punonjësit në “Kurzarbeit”(Punë me kohë të shkurtuar), policia financiare ka kontrolluar mbi 600 kompani.
Kur u dha urdhri se shumë kompani duhet të mbyllen apo të zvogëlojnë stafin e tyre për shkak të koronavirusit, një kompani kishte larguar nga puna 14 punonjësit e saj. Gjatë një kontrolli të policisë financiare në këtë punishte ndërtimi në Vjenë, të 14-të punëtoret ishin duke punuar, por tashme në të “zezën”. Zyrtarisht ata ishin ende të regjistruar si të papunë. Ky është vetëm një rast se si disa kompani abuzojnë në kohë krize, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo Austria.
Sindikata për të Drejtat e Punëtorëve ka marrë thirrje të shumta nga njerëz që dyshojnë se diçka nuk është në rregull me kompaninë e tyre.
Ministri i Financave Gernot Blümel e ka bërë të qartë disa javë më parë se nuk do të këtë tolerancë për mashtruesit që shfrytëzojnë fondin “Kurzarbeit”. Ai ka urdhëruar 350 policë financiar që të kontrollojnë të gjitha kompanitë të cilët kanë regjistruar punëtorët si të papunë. Deri më tash kanë aplikuar mbi 100 mijë firma në gjithë Austrinë, ndërsa kjo krizë ka prekur mbi 1.1 milion punëtorë. Shteti austriak për punëtorët e prekur ka ndarë një fond prej 6 miliardë euro.
Dënime të ashpra ndaj keqpërdoruesve
Kushto që përfiton nga shteti në këtë kohë krize, siç mund të janë: keqpërdorim të grandeve, regjistrim jo korrekt të punëtorëve, falsifikim të dokumenteve apo diçka tjetër, mundet të përballet me dënime të ashpra dhe burgim deri në pesë vjet, njoftojne mediat austriake, transmeton Albinfo Austria.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











