Lajme
Mali i Zi me më shumë të shëruar se sa të infektuar me koronavirus
Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi të martën se edhe nëntë persona, të diagnostikuar më herët me koronavirus, janë shëruar.
Me këtë shifër, numri i të shëruarve në këtë vend shkon në 199, ndërsa në fazë të shërimit janë 115 pacientë.
“Me kënaqësi mund të them se në Mal të Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, tha Senad Begoviq, ndihmës i drejtorit të Institutit malazez të Shëndetit Publik.
Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht janë të shtrirë tetë pacientë. Prej tyre, pesë janë në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile, një tashmë ka dalë negativ në testin për koronavirus, ndërsa dy pacientë janë të vendosur në respiratorë.
Në Mal të Zi kanë humbur jetën shtatë pacientë me koronavirus.
E-Diaspora
-
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” Sipas tij, bashkëpunimi mes familjes, imamëve dhe institucioneve është i domosdoshëm për edukimin e brezave të... -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













