Kosova
Aeroplani privat i Pacollit ateron në Tiranë
Ai pritet që me veturë të niset në Kosovë, derisa ende nuk është e sigurt nëse do të dërgohet në karantinë
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ateruar në Tiranë me aeroplanin e tij privat.
Në Aeroportin e Prishtinë u njoftua se sot pasdite nuk është paraparë asnjë aterim.
Ndërkohë, sipas mediave kosovare ai ka ateruar në Aeroportin e Tiranës për të vazhduar hyrjen në Kosovë, nëpërmejt pikës kufitare në Morinë, përcjell albinfo.ch. Kujtojmë se Pacolli kishte marrë leje nga Ministria e Infrastrukturës e Kosovës për të ardhur në Kosovë, por Ministria e Shëndetësisë e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.
Kjo ka ngjallur edhe reagime të ndryshe. I fundit ka qenë Isa Mustafa, i cili i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetsisë të mos e maltretojnë Pacollin, pasi Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e tij për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë, por ekipet e mjekëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













