Kosova
Prishtina, në javën e tretë të karantinës
Prishtina ka hyrë në javën e tretë të karantinës si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Më vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, më 11 prill u vendos që të ndalohen hyrjet dhe daljet në kryeqytet, si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19, duke i lejuar të qarkullojnë vetëm personat që punojnë e që janë të pajisur me leje të veçante për lëvizje.
Vendimi për të futur Prishtinën në karantinë është marrë kur Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi se ka 20 persona të infektuar në kryeqytet brenda një dite.
Ndërsa deri sot Prishtina regjistron 68 persona të prekur me koronavirus dhe një të vdekur.
Prishtina ka ashpërsuar edhe masat me mbylljen e shesheve kryesore për shëtitje dhe tubim të personave, duke i lënë vetëm korridoret për kalim.
Javën që shkoi, kryetari i Prishtinës ka thënë se kryeqyteti mund të dalë nga karantina nëse nuk rritet numri i rasteve të infektuar, ndërkohë që ditët e fundit rezultatet e IKSHP-së e kanë nxjerrë Prishtinën me shifra të ulëta sa u përket rasteve pozitive.
Megjithatë, Prishtina vazhdon të jetë në karantinë dhe me patrullim të Policisë së Kosovës në të gjitha hyrjet e daljet e kryeqytetit, sikur në të gjitha komunat, duke kontrolluar të gjithë personat që dalin në komunikacion.
Më 15 prill, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes, qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë, duke respektuar rregullin me numrin e parafundit të letërnjoftimit.
Policia e Kosovës ka ndaluar 25 persona gjatë 24 orëve të fundit, meqë të njëjtit nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes, prej të cilëve asnjë rast nuk ishte në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











