Lajme
Prishtinë: Dy minuta në errësirë në nderim për të pagjeturit
Në Kosovë sot u shënua Dita Kombëtare e të Pagjeturve.
Edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës nuk dihet asgjë për fatin e 1`641 personave.
Në nderim dhe solidarizim për ta dhe familjet e tyre, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se i janë bashkuar thirrjes për fikjen e dritave për dy minuta.
Ai në Facebook ka postuar një video me pamje nga Prishtina.
“Edhe ne iu bashkëngjitëm fikjes së dritave për të shënuar ditën kombëtare të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.
Gjatë ditës, Ambasada amerikane në Prishtinë, me rastin e Ditës së të Pagjeturve, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i fikin dritat për dy minuta sonte në ora 20:00, për të shprehur solidaritetin me personat e pagjetur, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










