Kosova
Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Duhet të ketë drejtësi për të gjitha viktimat
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një deklarate, ka thënë se drejtësi duhet të ketë për të gjitha viktimat.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një deklarate ka thënë se drejtësi duhet të ketë për të gjitha viktimat.
“Të gjithë kanë të drejtën për drejtësi, pavarësisht identitetit etnik. Kultura e mosndëshkimit dhe mohimit paraqet pengesë për procesin e drejtësisë në tranzicion dhe parandalon drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre”.
Përmes llogarisë në Facebook nga kjo ambasadë kanë thënë se drejtësi duhet të ketë pa dallim për të gjithë.
“Liria e shprehjes është e drejtë fundamentale e njeriut, e cila parashihet në Nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Individë dhe organizata që avokojnë drejtësi për të gjitha viktimat, përfshirë viktimat nga pakicat joshqiptare, nuk duhet t’u mohohet kjo e drejtë”.
“Përkundër kësaj, ata japin kontribut të rëndësishëm në trashëgiminë e së kaluarës dhe ndërtimin e shoqërisë kosovare të bazuar në sundim të ligjit dhe barazisë”.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












