Lajme
Gjermania shënon rënie të rasteve për të tretën ditë me radhë
Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se numri i rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani ka shënuar rënie për të tretën ditë me radhë.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 1,737 raste të reja të infektimit dhe kështu shifra e përgjithshme shkoi në 154,175.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 140 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 5,640, shkruan “CNN”, transmeton GE.
Ky institut më parë ka deklaruar se numri ditor i rasteve të reja të infektimeve duhet të bjerë edhe për disa qindra në mënyrë që masat kufizuese të mund të hiqen.
Sidoqoftë, qeveria gjermane tashmë e ka filluar lehtësimin e masave,p ërshirë hapjen e dyqaneve të veturave, biçikletave dhe librarive.
Gjermania është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













