Lajme
Një aeroplan me udhëtarë vjen nga Prishtina në Vjenë dhe vazhdon për në Cyrih
Më 27 prill një aeroplan nga Kosova do të sjellë në Austri personat, të cilët për shkak të pandemisë kanë mbetur atje. I njëjti aeroplan më pas do të vazhdojë me pjesën tjetër të udhëtarëve për në Cyrih.
Pandemia Korona ka anuluar të gjitha fluturimet e rregullta nga Prishtina për në Vjenë dhe anasjelltas.
Megjithatë, autoritetet austriake kanë lejuar që të fluturojë një aeroplan i zbrazët për në Kosovë për të sjell në Austri personat të cilët për shkak të pandemisë kanë mbetur atje.
Kështu që, të hënën e ardhshme, më 27 prill në orën 15:50 një aeroplan zviceran i kompanisë “Chair Airlines” do të niset nga Prishtina dhe do të zbresë në Schwechat, në aeroportin e Vjenës, Pas një ndalese të shkurtër në kryeqytetin austriak, pjesa tjetër e pasagjerëve do të fluturojnë me të njëjtin aeroplan për në Cyrih, njofton austrianaviation.net, përcjell Albinfo Austria.
Në anën tjetër Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, disa ditë më parë ka njoftuar për fluturimet që janë planifikuar për këtë muaj.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ANP’ja ka bërë me dije se do të jetë një fluturim Ankara-Prishtinë më 21 prill, Prishtinë-Dusseldorf më 24 prill dhe dy fluturime më 27 prill, njëri për në Vjenë e tjetri për Cyrih.
“Për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet e udhëtimit”, thuhet në njoftimin e aeroportit të cilën e e transmeton Albinfo Austria.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












