Lajme
Ulrike Lunaçek lëndohet në një aksident me biçikletë
Eurodeputeja dhe ish raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek nga ky aksident ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë.
Sekretarja e Shtetit për Kulturë në Austri, Ulrike Lunaçek është lënduar nga një aksident me biçikletë të martën në Vjenë . Këtë e konfirmoi për shtyp zëdhënësi i saj, Heike Warmuth, raporton oe24, transmeton Albinfo Austria.
Eurodeputeja dhe ish raportuesja për Kosovën nga ky aksident ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë. Ajo ishte në spital dhe kishte nevojë për kujdes mjekësor.
Tani, mikja e shqiptarëve, Ulrike Lunaçek duhet të bëj disa ditë pushim për t’u rikuperuar.
Sipas zëdhënësit të Lunaçek, 62 vjeçarja është vet përplasur dhe nuk ka pas të bëj me ndonjë palë tjetër. “Sekretarja e Shtetit është çikliste me përvojë për dekada, e cila shumë shpejt do t’i kthehet përsëri biçikletës. Deri më tani shëndeti i saj është i mirë. Asaj i duhet vetëm pak ditë për përkujdesje”, ka thënë Warmuth.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












