Kosova
Rrapi 500-vjeçar i Prizrenit po merr pamje tjetër në stinën e pranverës
Rrapi i Marashit ndodhet në lagjen e Marashit në Prizren, në bregun e majtë të Lumëbardhit të Prizrenit.
Rrapi i Prizrenit paraqet një realitet të bukur dhe të rrallë natyror. Pa dyshim njihet si njëri prej trungjeve më të vjetra, më dekorativ dhe më karakteristik në Kosovë. Si i tillë ka rëndësi shkencore, kulturore, edukative dhe peizazhore, shkruan albinfo.ch.

Rrapi 500-vjeçar, për të cilin u thurën gojëdhëna të ndryshme, ndodhet në lagjen Marash. Bukuria dhe hija e këtij druri dhe freskia që ofron ai, sidomos në stinën e pranverës, ku merr gjallërinë e tij, jep pamje piktoreske dhe mahnitëse.

Rrapi i Marashit ndodhet në bregun e majtë të Lumëbardhit të Prizrenit. Si i tillë ai është pjesë përbërëse e Kompleksit të Mahallës së Marashit. Në lagjen “Marash” jo larg vendit ku sot gjendet rrapi dikur ishte një teqe.
Rrapi i Marashit mendohet se i përket shekujve XIV-XV dhe ai është bërë strehë për shumë lloje të shpendëve.

Lidhur me këtë rrap ekzistojnë shumë gojëdhëna, e të cilat flasin si për origjinën e tij ashtu edhe për ngjarjet historike që kanë ndodhur aty pranë.
Gojëdhëna e cila vazhdon të qëndrojë edhe sot është se atë e mbolli i pari i teqes së dikurshme. Rrapi është vënë nën mbrojtje ligjore në vitin 1959. Supozohet se trungu ka një vjetërsi 500-vjeçare (sipas gojëdhënave mbi 500-vjeçare).
![]()
Rrapi i Marashit ka lartësinë 20,90 m, me një diametër të kurorës që shkon në 12 m. Rrethi i trungut të tij në bazë është rreth 3 m. Fletët i ka të gjata 13 – 14 cm. Lartësia mbidetare e këtij vendi ku gjendet rrapi është 417 m. Me këto dimensione që ka ai paraqet një realitet të rrallë natyror. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve të temperaturës, posaçërisht atyre të ulëta, ky lloj tek ne gjendet vetëm si i kultivuar dhe është mjaft i rrallë. Njihet po ashtu si njëri prej trungjeve më të vjetra, më dekorative dhe më karakteristike në Kosovë dhe ka rëndësi shkencore (botanike), kulturore, edukative e arsimore, historike, peizazhore, rekreative dhe ekonomike. /Albinfo.ch
![]()
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç














