Kosova
Pakoja Emergjente, mbi 23 mijë punëtorë kërkojnë të jenë pjesë e saj
Që nga miratimi i Pakos Fiskale Emergjente, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka pranuar 3704 kërkesa të bizneseve, ku në kuadër të tyre janë 2838 kërkesa që kanë të bëjnë me kompensim të pagave për punëtorët.
Ndërsa numri i punëtorëve është për të përfituar nga kjo pako është mbi 23 mijë. E sa i përket kërkesës për kompensim të bizneseve për lirim nga qiraja, janë 866 kërkesa.
Këto të dhëna, i ka bërë të ditur drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, i cili në një intervistë për Ekonomia Online.
“Së fundmi kemi pranuar edhe një detyrë shtesë që ka të bëjë me masat e parapara në pakon emergjente fiskale, ku ne si institucion jemi autorizuar për disa masa, ku edhe bizneset përmes sistemit online të bëjnë kërkesa për kompensim të të punësuarve për pagën në vlerë prej 170 euro, pastaj kompensimi për të punësuarit, të cilët mund të kenë lidhur tanimë gjatë muajit mars, pas rritjes së kërkesave apo për çështje të tjera”.
“Masë tjetër është edhe kompensim për punëtorët e marketeve dhe furrave, në vlerë prej 100 euro, si dhe masa prej 130 euro. Nga dita e parë kur është bërë funksional sistemi për pastrim të kërkesave deri më sot në ora 12:00, kemi pranuar 3704 kërkesa të bizneseve. Ku në kuadër të tyre janë 2838 kërkesa që kanë të bëjnë me kompensim të pagave për punëtorët. Numri i punëtorëve është 23078 punëtorë dhe kemi pranuar 866 kërkesa që kanë të bëjnë me kompensim të qirasë”, ka thënë Murtezaj.
Kërkesat e tilla Murtezaj thotë se janë kryesisht nga sektori privat, por që thotë se ka edhe nga sektori publik.
Teksa ka folur për këtë, Murtezaj ka thënë se me kërkesë të Ministrisë së financave dhe Transfereve, është formuar komisioni për shqyrtimin e këtyre kërkesave, e që bëjnë pjesë zyrtarë të ATK-së dhe MEPTINIS-it.
“Këto kërkesa janë apo tërësisht të sektorit privat. Ministri i Financave dhe Transfereve ka krijuar një komision të përbashkët mes zyrtarëve të ATK-së dhe MEPTINIS-it, dhe ky komision në përgjithësi që ka pranuar përmes atij vendimi, ka kompetencë që të shqyrtojë këto kërkesa të gjitha në kohë reale brenda 15 dite dhe njëkohësisht t’i raportojë ministrit të Financave për tërë procesin e punës që ndërlidhet me shqyrtim të këtyre kërkesave për kompensim të pagave apo të qirasë”, ka thënë ajo.
Dyshimet e kompanive për kërkesat rreth kompensimit nga kjo Pako, Murtezaj thotë se mund të ketë për qëllime mashtruese, por sipas tij, kjo mundësi është e vogël.
Madje, thotë se për të verifikuar kërkesat në brendi të tyre, ende nuk është filluar që të verifikohet nga komisioni për të dalë me rezultate konkrete nëse ka pas tendenca të manipulimit me të dhëna nga punëdhënësi apo jo.
“Çështja e numrit të punësuarve të rinj, ne e kemi nxjerrë të dhënë krahasuese, e cila gjatë këtyre ditëve kemi për çështje të verifikimit nëse kemi ndonjë fluks të rritjes së kërkesave të cilat mund të jenë me qëllime mashtruese, pra nuk kemi ndonjë rritje jo normale, po kemi një rritje nëse shohim me muajt paraprak, që rritja e numri të punëtorëve në muajin shkurt në raport me muajin mars, është rreth 700-800 punëtorë, gjë që është në kushte normale. Për të verifikuar kërkesat në brendi të tyre, ende nuk është filluar që të verifikohet nga komisioni për të dalë me rezultate konkrete nëse ka pas tendenca të manipulimit me të dhëna nga punëdhënësi apo jo. Deri më tani gjithçka është në suaza të normales”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










