Lajme
Mbi 180 mijë euro nga diaspora për luftimin e COVID-19
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ditë më parë ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për ta luftuar pandeminë e COVID-19 në Kosovë.
Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një llogari të veçantë, dedikuar menaxhimit të kësaj gjendje emergjente.
Lidhur me këtë, Ministria e Financave dhe Transfereve për Telegrafin konfirmon se deri më tash në këtë xhirollogari janë dërguar mbi 180 mijë euro.
“Shuma e mjeteve te grumbulluara lëviz dhe aty pranohen mjetet në vijimësi ashtu sikurse edhe vijnë. Për momentin nën-llogaria bankare përkatëse ka tejkaluar vlerën e 180 mijë euro. Në përgjithësi nuk ka pasur vështirësi meqë ne kemi dhënë udhëzime të plota publike por edhe kemi udhëzuar palët që na kanë kontaktuar”, thuhet në përgjigjen e MFT-së.
Ministria thotë se, shpërndarja dhe shpenzimi i këtyre mjeteve do të bëhet te ato organizata buxhetore që janë të dedikuara për ta luftuar këtë pandemi.
“Alokimi dhe shpenzimi i këtyre mjeteve do të bëhet tek organizatat buxhetore (nëse nuk janë dedikuara nga vet donatori), vetëm për dhe lidhur me qëllimin e deklaruar dhe përmes kodit të veçantë të projektit që kemi hapur për këtë qëllim (00099), për komponentë të ndryshëm në luftën kundër pandemisë, në pajtim me legjislacionin përkatës për financat publike”, shpjegon MFT.
Ditë më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare financiare me qëllim të sigurimit të kredive pëe përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













