Lajme
Edhe komuniteti shqiptar në Greqi, përfitues i pakos
Tani më zyrtarisht Greqia pritet të prezantojë tjetër paketë ndihme financiare për qytetarët e saj
Një lajm i mirë për komunitetin shqiptar në Greqi është bërë e ditur se edhe ata, sikurse banorët grekë, do të jenë përfitues të pakos emergjente në këtë kohë pandemie, transmeton albinfo.ch.
Lajmi u bë i ditur nga Ira Londo e cila njoftoi nga Athina se po fillon zbatimi i masave shtesë në ndihmë të popullatës, akorduar nga fondet e Bashkimit Europian, prej të cilave do të përfitojnë edhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këtë vend.
Tani më zyrtarisht Greqia pritet që të prezantojë tjetër paketë ndihme financiare për qytetarët e saj, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Ira Londo në një lidhje televizive për “News 24” tregoi se ministri i Ekonomisë në vend, Kristos Staiikouras pritet që të publikojë tjetër plan masash shtesë, në ndihmë të popullatës. 14 miliardë euro plus 10 miliardë euro ndihmë europiane është ndihma që do të akordojë qeveria helene.
Ndërsa, përfituese nga paketa ekonomike do të jenë edhe familjet shqiptare që kanë dokumente të rregullta e jetojnë në Greqi.
Mitsotakis ka dhënë një tjetër mesazh për popullin. Nesër do të nisë shpërndarja e ndihmave dhe dhënia e parave për personat që janë pa punë, sic u njoftua dje. Do të jepet asistencë 800 euro për 175 mijë punonjës.
Janë 200 mijë të papunë që kanë marrë shtesë mbi pagesën e papunësisë. 85 shkencëtarë do trajtohen me 600 euro. 155 mijë të tjerë të papunë do marrin asistencë rreth 400 euro.
Kryeministri grek ka falënderuar të gjithë qytetarët. Ai tha se këta Pashkë do festohen në shtëpi dhe ajo që vlen mbi të gjitha është harmonia e dashuria për njëri tjetrin. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













