Lajme
Edhe sa do të jenë të mbyllura stadiumet për tifozë dhe sallat e koncerteve
Sallat e spektakleve dhe stadiumet janë mbyllur që prej mesit të muajit mars në mbarë Gjermaninë
Amatorët e futbollit apo koncerteve mund të privohen nga spektaklet e tyre të preferuara edhe për një vit e gjysmë në skenarin më të keq, sipas presidentit të Akademisë Kombëtare të Shkencave.
“Mbajtja mbyllur e stadiumeve dhe sallave të koncerteve edhe për 18 muaj do të ishte sigurisht diçka e menduar”, deklaroi Gerald Haug, president i Akademisë së Shkencave Leopoldina, mendimi i të cilës merret nga qeveria për të vendosur mbi masat për luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri.
“Përsa i përket kohës nëse kjo do të zgjasë një vit e gjysmë, duhet të presim, ka zhvillime shumë optimiste”, theksoi ai në një intervistë për stacionin publik gjerman, ARD, transmeton ATSH.
“Por kjo do të zgjasë edhe disa muaj, mund të shkohë deri në një vit e gjysmë”, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
Dje, Akademia kërkoi një rikthim gradual në normalitet nëse shifrat e kontaminimeve të reja stabilizohen në një nivel të ulët dhe nëse vazhdojnë masat e higjenës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












