Koronavirusi: çast pas çasti
Histori: Kryeministrat britanikë që u përballën me sëmundje
Para Boris Johnson, kryeministra të tjerë britanikë janë prekur nga sëmundje gjatë ushtrimit të funksionit të tyre dhe një prej tyre është vrarë
Më poshtë vijojnë rastet më të njohura:
Winston Churchill
Kryeministri më i njohur britanik u sëmur kur ai drejtonte qeverinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe karriera e tij politike mori fund për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Winston Churchill pësoi një krizë kardiake gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit japonez, kundër Pearl Harbor në 1941.
Churchill pësoi gjithashtu një goditje cerebrale në qershor 1953 gjatë mandatit të dytë, gjë që e detyroi të mungonte deri në tetor. Ai më pas arriti të fshehë sëmundjen e tij nga Parlamenti dhe popullata.
Më në fund doli në pension në vitin 1955 dhe u dobësua fizikisht dhe mendërisht.
David Lloyd George
Liberali David Lloyd George, kryeministër gjatë Luftës së Parë Botërore u prek nga virusi i gripit spanjoll në shtator të vitit 1918.
Lloyd George ishte 55 vjeç, në moshën e Boris Johnson, kur u prek nga virusi që shkaktoi vdekjen e të paktën 50 milionë personave në të gjithë botën. Ashtu si Boris Johnson, atij desh të qëndronte i kufizuar dhe të vendosej në kujdes intensive, transmeton ATSH.
Vikonti i tretë i Palmerstonit
Henry John Temple, vikonti i tretë i Palmerstonit, i cili ka qenë dy herë kryeministër në mes të shekullit XIX, në krye të fuqisë perandorake britanike, vdiq në krye të ushtrimit të funksioneve të tij.
Ai ishte akoma në detyrë në moshën 80 vjeçare, në 1865, kur u sëmur nga një ethe e dhunshme që shkaktoi dhe vdekjen e tij. Një funeral kombëtar u organizua dhe ai u varros në Westminster Abbey në Londër.
Tony Blair
Kryeministër nga viti 1997 deri në 2007, u shtrua në spital urgjent për pesë orë në 2003 për rrahje të parregullta të zemrës.
Mjekët në atë kohë i dhanë një trajtim. Një vit më vonë, ai iu nënshtrua një operacioni për një problem të aritmisë në zemër.
Theresa May
Drejtuesja konservatore Theresa May, e cila shërbeu para Boris Johnson n[ vitet 2016 dhe 2019, vuan nga diabeti i tipit 1, diagnostikuar në vitin 2012.
“Reagimi im ishte: oh jo! Do të më duhet të bëj injeksione”, tha ajo, duke pyetur veten se si do të largohej praktikisht me katër injeksione insulinë që i duhen çdo ditë.
Spencer Perceval
Konservatori, Spencer Perceval është i vetmi kryeministër britanik që është vrarë.
Perceval, i cili sundoi vendin për tre vjet deri në vdekjen e tij në 1812, ishte në Dhomën e Komuneve kur një tregtar nxori një armë dhe e qëlloi në gjoks.
Vrasësi i tij, John Bellingham, ishte një tregtar që besonte se ai ishte burgosur padrejtësisht në Rusi dhe kërkoi kompensim nga qeveria.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













