Tematike
Koronavirusi, në skenarin më të keq do t`i kushtojë Zvicrës 170 miliardë franga
Për të krijuar idenë se çfarë mund t`i ndodhë ekonomisë zvicerane në një rast të tillë, Sekretariati Shtetëror për Ekonomi, Seco ka prezantuar dy skenarë negativë
Këshilli Federal ka zgjatur edhe për një javë masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, të vendosura muajin e kaluar. Por, ekonomistët vlerësojnë se pasojat do të ishin dramatike nëse do të merren edhe më tutje masa në këtë drejtim.
Për të krijuar idenë se çfarë mund t`i ndodhë ekonomisë zvicerane në një rast të tillë, Sekretariati Shtetëror për Ekonomi, Seco ka prezantuar dy skenarë negativë, shkruan 20minuten.ch
Skenari negativ 1:
Nëse mbyllja hiqet plotësisht në fund të majit, industria, shërbimet që lidhen me biznesin, tregtia dhe dega e ndërtimit në veçanti do të preken më rëndë nga problemet e shtuara lidhur me dërgesat dhe shitjet, transmeton albinfo.ch. Humbjet e prodhimit do të ishin për rreth një të katërtën e vlerës së përgjithshme ekonomike të shtuar.
Kompanitë do të futeshin më shumë në borxhe, të cilat do të kishin një efekt negativ në aftësinë e tyre për të investuar dhe inovuar. Rezultati do të ishte: falimentime të mëtejshme. Një rikuperim i shpejtë ekonomik, sipas këtij skenari, do të fillonte vetëm në gjysmën e dytë të vitit. Në këtë variant, Bruto Prodhimi i Brendshëm (BPB) do të ulet për 7 për qind ose rreth 90 miliardë franga në fund të vitit plotë, përcjell albinfo.ch. Papunësia do të rritet në rreth 4 për qind.
Skenari negativ 2:
Nëse masat zbuten vetëm gradualisht nga qershori e tutje, rikuperimi në sektorë të ndryshëm të shërbimeve llogaritet të jetë shumë i kufizuar. Rezultati i kësaj do të jetë rritja e efekteve të kategorisë së dytë si largimet nga puna, falimentimet e korporatave dhe mospagesa e kredive. Stabiliteti financiar do të rrezikohej gjithnjë e më shumë dhe do të shfaqeshin rreziqe të mëtejshme thelbësore, si për shembull në tregun e pasurive të patundshme, transmeton albinfo.ch. Aftësia inovative dhe për investim e kompanive, do të goditej shumë.
Ky skenar do të rezultojë me humbje shumë të madhe, të përhershme të pasurisë. BPB do të ulej për rreth 10 për qind në fund të vitit 2020. Shkalla e papunësisë në këtë skenar do të arrinte në 7 për qind, përqindje kjo që korrespondon me rreth 327,000 të papunë.
Shuma e humbjeve për ekoniminë, do të ishte 170 miliardë franga.
Parashikimi i marsit me një rënie prej 1.5 për qind të BPB-së
Në parashikimin e bërë në mars, kur u vunë në fuqi masat e jashtëzakonshme, Seco nisej nga supozimi se mbyllja do të përfundonte në një masë të madhe në fund të prillit. Humbjet në planin makroekonomik gjatë javëve të mbylljes vlerësoheshin në rreth 10 për qind të vlerës së shtuar makroekonomike. BPB pritej të ulej për 1.5 për qind në fund të vitit 2020, papunësia do të shkonte në 2.8 për qind etj. Ndërkohë, shkalla e papunësisë është ngritur në 2.9 për qind që tani, kur masat janë ende në fuqi.
Përkundër të gjithave ekziston shpresa se pasojat ekonomike nuk do të jenë aq dramatike sa duket, veçanërisht për faktin se Presidentja Federale Simonetta Sommaruga njoftoi të mërkurën se masat do të qetësoheshin para fundit të prillit.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











