Lajme
Mjeku shqiptar në Itali tregon se situata atje është drejt përmirësimit
Mjeku shqiptar dha lajme të mira në televizonin A2, se situata është drejt përmirësimit në shtetin fqinj.
Mjeku Julian Balla, i cili punon në Breshia të Italisë, tregon se situata në vendin fqinj është drejt përmirësimit. Ai, gjithashtu, u bën apel të gjithë qytetarëve shqiptarë të qëndrojnë në shtëpi: “Ju lutemi, qëndroni në shtëpi. Nuk ka asnjë sistem shëndetësor që mund të përballet me një krizë të tillë. Vetëm karantinimi mund ta luftojë këtë virus”, përcjell albinfo.ch.

Mjeku shqiptar dha lajme të mira në televizonin A2, se situata është drejt përmirësimit në shtetin fqinj.
“Provinca e Breshias ka qenë një nga më të prekurat, edhe pse në media është trumbetuar më shumë Bergamo, diferenca është diku te 100 pacientë që kanë ndërruar jetë. Fatmirësisht, prej 4 ditëve, numrat janë në rënie, kjo na e ka lehtësuar disi punën dhe tashmë presioni ka filluar të bjerë. Vetëm një ditë më parë, në Breshia kanë dalë nga spitali mbi 300 persona të shëruar”, shprehet mjeku shqiptar.
Po ashtu, ai foli edhe për numrin e lartë të viktimave në Itali, duke dhënë edhe disa arsye të mundshme që kanë sjellë këtë tragjedi, nga testet e pakta, te mosha e lartë e popullsisë.
“Kam qenë kritik sa i përket menaxhimit të tamponëve. Tamponi në masë nuk është aplikuar dhe kjo ka sjellë edhe më shumë të vdekur. Numri i lartë i viktimave i referohet edhe faktin se në të gjithë Italinë janë të shtruar rreth 4 mijë pacientë në terapi intensive. Italia ka një moshë shumë të vjetër, është edhe populli që ka një përqindje shumë të lartë të sëmundjeve. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë 3 apo 4 patologji shoqëruese. Të gjitha këto kanë ndikuar në këtë tragjedi”.
Gjithashtu, Balla bëri një apel për qytetarët: “Ju lutemi qëndroni në shtëpi. Nuk ka asnjë sistem shëndetësor që mund të përballet me një krizë të tillë. Vetëm karantinimi mund ta luftojë këtij virus”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











