Kosova
Kurorëzimi i dashurisë në kohën e koronavirusit
Ahengu u organizua në kushte shtëpiake në Gjilan dhe ka shkuar për mrekulli. Ajo që ka bërë bujë në publik janë fotot e çiftit, të bëra me maska në një situatë të tillë globale
Bleron Xhymshiti dhe Dushe Surdulli nga Gjilani kishin bërë plan të bënin një dasmë të madhe më 14 mars të këtij viti. Por, ndodhi e kundërta, ata organizuan një event të vogël vetëm me familjarë pasi që koronavirusi kushtëzoi planin më të veçantë të jetës së tyre.
Ahengu i tyre u organizua në kushte shtëpiake në Gjilan, e sipas dhëndrit Xhymshiti, ka shkuar për mrekulli. Megjithatë, nuk ishin ndjerë mirë për shkak të gjendjes alarmante që mbretëronte atë ditë në Kosovë. Ai tregon se nuk e kishin pritur që një gjë e tillë të ndodhte në prag të martesës së tyre.
„Datën e kemi caktuar shumë më herët. Nuk kemi qenë në dijeni për këto që do të ndodhnin“.
Sipas traditës shqiptare, nuk parashihet ndërrimi i datës apo shtyrja, kësisoj Bleroni dhe Dushja u martuan po atë datë që ishte caktuar më herët.
Gjithçka ishte e planifikuar, duke filluar nga restoranti e muzika, ku ishin të ftuar rreth 200 persona. Por, me një vendim unanim u ndërmor hapi për anulimin e ahengut të madh e u vendos kurorëzimi përmes një eventi të vogël vetëm me familjarë të ngushtë.
Sipas familjes, kjo ishte zgjidhja e duhur pasi që gjendja ishte serioze dhe duhej menduar për shëndetin e të gjithëve.
Pjesa e cila ka bërë bujë në publik janë fotot e çiftit të bëra me maska në një situatë të tillë globale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë















