Kosova
Përleshje në Prishtinë, plagoset me thikë një shtetas i huaj
Një përleshje në mes të disa personave në Prishtinë ka eskaluar deri në përdorimin e armës së ftohtë, ku si pasojë një person është plagosur.
Rasti ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, mesditën e sotme.
Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Në orën 12:40 kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë (thikë) është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar se hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur më rrethanat e këtij rasti, ndërkaq aktualisht janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










